You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gjermania vetëm një ëndërr e Elvis Rexhbecajt, Kosova është më afër talentit shqiptar

Gjermania vetëm një ëndërr e Elvis Rexhbecajt, Kosova është më afër talentit shqiptar

Elvis Rexhbecaj ishte një tjetër futbollist shqiptar që bëri jehonë të madhe në Europë, më saktësisht në “Bundesligë”. Aftësi të jashtëzakonshme zotëron ky lojtar, që në një moshë të hershme, kishte mundësinë të luante me fanellën e Wolfsburgut.

Sa i përket Kombëtares ky lojtar ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare, megjithëse pak kohë më parë ka shprehur dëshirën e madhe për t’iu bashkuar Gjermanisë:  “Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babain nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë. Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar.

Lekët po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollist normal, sot bëhet fjalë për milliona dollar. Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjërmaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, ka thënë më parë Rexhbecaj.

Së fundmi ky lojtar ka pasur shumë luhatje dhe mungesa të hapësirave të Wolfsburgu, ndërsa Lidsi, Norvich, Frajburgu dhe Këlni kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë talentin shqiptar. Në kushte të tilla, edhe ëndrra e Gjermanisë po kthehet në e pamundur për Rexhbecajn që së shpejti mund t’i bashkohet Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top