
Shumë hapa mbrapa të hedhura nga një futbollist si Besar Halimi, që zotëron aftësi të jashtëzakonshme në kontrollin e topit. I njohur më së shumti në Europë edhe për miqësinë e ngushtë që ka me mesfushorin e Juventusit, Emre Can, Halimi është pranë rikthimit në Gjermani.
Një aventurë tërësisht zhgënjyese ishte ajo me Brondby, ku vetë mesfushori shqiptar priste që të ishte si titullar, por po lihej në stol. Tashmë futbollisti i Kosovës është gati që të vijë në Gjermani, por jo më në Bundesligë si dikur me Mainzin.
Sandhausen dhe Regensburg janë dy ekipet nga “Bundesliga 2” që kërkojnë shërbimet e këtij lojtari, pa harruar edhe Hansa Rostock që e kërkon nga liga e tretë. /Shqiperia.ch/