Më 14 shtator të 2016, futbollisti talentuar i Borussia Dortmund, Dario Scuderi, pësoi thyerje të këmbës në një mënyrë që s’ishte parë kurrë më parë. Dukej shumë keq, madje edhe sot ajo pamje është e papërballueshme nga shumë njerëz.
Në fakt doktorrët i thanë se nuk do të luante më kurrë futboll.
21 muaj më vonë pasi sfidoi shkencën, italiani i cili luan si mbrojtës është kthyer të stërvitet. Ai dëmtim horror në ndeshjen e të rinjve të “Champions League” kundër Legia-s duket sikur nuk ka ndodhur.
Ka qenë një rikuperim hap pas hapi për Scuderi-n, i cili është përpjekur jashtëzakonisht shumë për të qenë aty ku është sot.
Duke iu referuar pamjeve të mëposhtme, duket se 20-vjeçari është gati të provojë për të qenë pjesë e ekipit të parë.
Vitin e kaluar Borussia Dortmund ofroi të financonte studimet e lojtarit të ri i cili ishte i dëmtuar dhe jashtë fushave. Një veprim madhështor ky i klubit të Bundesligës pavarësisht se Scuderi nuk e pranoi fatin e tij, por zgjodhi të luftonte fort.
Për të kuptuar atë që ndodhi me 20-vjeçarin në atë kohë po ju risjellim fjalët e doktorit, i cili e përshkroi si dëmtimin më të keq që mund të imagjinoni.
“Ishte dëmtimi më i keq që mund të pësoi. Çdo gjë është e këputur: ligamenti, të gjithë muskujt dhe tendina.”
Raportohet se në atë kohë Scuderi ishte shumë afër debutimit me skuadrën e parë të Borusia Dortmund. Le të shpresojmë që ai të arrijë ta bëjë këtë herë.
Italiani ka ngarkuar videon e mëposhtme në Instagram, dëshmi e mëtejshme e mrekullisë së tij.
/Balkanweb