You are here
Home > Kombëtarja > Gjeniu i mesfushës flet për Izraelin: Nuk rritet morali me një fitore, mund të bëjmë më mirë

Gjeniu i mesfushës flet për Izraelin: Nuk rritet morali me një fitore, mund të bëjmë më mirë

Shqipëria do të përballet me Izraelin, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Pas atij barazimi në ndeshjen ndaj Jordanisë, futbollistët kuqezinjë kërkojnë autokritikën, për të marrë ato pikë aq të vlefshme në transfertën e Izraelit.

Një nga futbollsitët e paraqitur në konferencë, Migjen Basha, është ndalur disi më gjatë për shiritin e kapitenit, duke u shprehur se kishte votuar për Mavrajn dhe Hysajn, që të kishin shiritin e kapitenit të Shqipërisë.

“Kam votuar për Mavrajn dhe Hysajn që të ishin kapiten, pasi kanë qenë kandidat prej kohësh. Unë dhe Hysaj kemi edhe më tepër përgjegjësi, pasi jemi kapiten të dytë dhe të tretë. Mund të bëjmë ndeshje edhe më të mira se ajo me Jordaninë. Gjithsesi, nuk kishte shumë rëndësi ai takim, prova e vërtetë është ajo ndaj Izraelit.

Nuk rritet morali me një fitore, jemi vetë ne lojtarët që duhet të rrisim moralin. Me Izraelin duhet të fitojmë që të kapim shansin e Europianit. Ndeshja me Jordaninë krijoi një lojë konfuze, sepse u mbyllën mbrapa në mbrojtje kundërshtarët. Patëm raste për ta fituar, por nuk ndodhi. Tani na duhet të jemi të kujdesshëm për takimin e radhës”, u shpreh Basha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top