You are here
Home > Kombëtarja > “Gjeniu i heshtur” i Kombëtares, Kukeli vendos të rrëfehet: Me Shqipërinë shkova në botën tjetër

“Gjeniu i heshtur” i Kombëtares, Kukeli vendos të rrëfehet: Me Shqipërinë shkova në botën tjetër

Lojtari më i heshtur, por më shumë punëtor, më pak i përfoluri në media, por me më shumë vlera. De Biazi e ka përdorur gjithmonë si një “as” nën mëngë, për të thyer kundërshtarët dhe për të fituar lojën.

Flasim për Burim Kukelin! Madje kur ky i fundit nisi të mungonte te Shqipëria, ndihej shumë se diçka nuk shkonte në mesfushë dhe për herë të parë u kuptua vlera reale. Pasi siç thuhet rëndomtë: “Duhet ta humbasësh, për t’ia kuptuar vlerën”. Ky ishte edhe rasti i Kukelit me Shqipërinë, që gjithsesi kishte respektin e të gjithëve në ambientin kuqezi, por detyra e tij ishte më pak e dukshme.

Në një intervistë për “Regiofusball”, Kukeli ka rrëfyer gjithë historinë e suksesit me Shqipërinë në Europian, duke e konsideruar si një vizitë në botën e tjetër. Aktualisht pjesë e Krisens në Zvicër, por mesfushori e përmbushi ëndrrën e tij dhe ka marrë gjithë emocionet e dëshiruara prej futbollit.

“E kam refuzuar ftesën e parë të Shqipërisë sepse më telefonuan vetëm tre ditë përpara se të shkoja me pushime. Ia tregova edhe arsyen e saktë dhe nuk prisja që të më merrnin sërish në fakt. Por pas disa javësh më erdhi sërish një mesazh: “A dëshirën që të luash me Shqipërinë?”.

Sigurisht që pranova. Pastaj në Europian kam përjetuar gjithçka sa i përket futbollit. E nisëm me Portugalinë në kualifikuese që nuk kishim fare shanse si Shqipëri. Portugalia ishte në nivel tjetër, por e mposhtëm. Pastaj nisëm rrugëtimin në Europian ndaj Zvicrës, që shqiptarët dhe zviceranët kanë festuar së bashku.

I thashë vetes para asaj ndeshje që tani vetëm shijoje, nuk do të dalësh i humbur. Kur u ndeshëm me Francës në Marseillie ishte një histori tjetër, nuk i kisha parë kurrë kualitete të atij niveli. Pogba hyri në pjesën e dytë dhe kishte komplet tjetër ritëm. Me Shqipërinë në Europian ishte si të shkoja për vizitë në një botë tjetër, shumë shpejtë kalojë koha”, ka thënë Kukeli. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top