Detyra e tij është që të mbrojë dhe thyejë aksionet e kundërshtarëve, por Mërgim Mavraj prezantohet te Arisi si sulmues. Fundja, këtu nuk ka ndonjë të re, pasi Mavraj ka arritur të realizojë disa herë edhe me kombëtaren shqiptare.
Debutimi i Mavraj me Arisin vonoi për disa kohë, pasi për shkak të dokumentacionit, nuk mund të ishte i gatshëm për takimin me Levadikos. Klubi grek ka zhvilluar një takim kontrolli me PAO Koufalia, për të parë gjëndjen e lojtarëve, ndërsa aty ka ardhur edhe goli i parë i Mërgim Mavrajt.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 6-1, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares ka bindur jo vetëm me golin e realizuar, por edhe me lojën e zhvilluar. /Shqipëria.ch/