
Shpeshherë tifozët e Kombëtares pyesin veten se çfarë nuk po shkon me rezultatet që nga ai kualifikim në Europian. Sigurisht, problemi është kompleks dhe arsyet janë të shumta, por e rëndësishme është brezi i ri që po vjen, premton një të ardhme të shndërritshme.
Më shumë sesa trajneri De Biazi, Shqipëria po vuan për kapitenin legjendar, Lorik Cana. Mendonit se mund të zëvendësonim kaq thjeshtë? Jo vetëm për atë që jepte në fushën e blertë, por grinta dhe mënyra e përjetimit të ndeshjes nga Cana, e bënte thjeshtë të pazëvendësueshëm.
Gjithmonë pas një humbje të shije të hidhur, ishte i pari lojtar që në intervista shprehej: “Ishte faji im dhe u kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve për atë që panë në fushën e lojës”. E kur Shqipëria do të fitonte, atëherë merita u takonte të gjithëve. Pikërisht kjo është edhe problemi kryesor i kuqezinjve, që kërkojnë liderin për t’i udhëhequr, pasi elementet mbeten aty.
Shpatullat e një kapiteni të tilla, jo vetëm që lehtësojnë vetë futbollistët në fushë, por edhe ngrenë entuziazmin në kampin e tifozëve. Për momentin, shiriti ka ndërruar shumë krahë te Shqipëria, por askush nuk i është afruar sadopak Lorik Canës. /Shqiperia.ch/