
Padyshim që takimi Paderborn-Darmstad ka qenë dhurata më e bukur e këtij fundviti për tifozët gjermanë që e kanë ndjekur më nga afër takimin. E përfunduar me rezultatin 6-2, në këtë ndeshje janë realizuar gola nga të gjitha pozicionet e mundshme, ndërsa spektakli ka qenë kryefjala.
Klaus Gjasula ka qenë për 90 minuta në fushën e blertë, duke ndihmuar skuadrën e Paderbornit për të arritur një fitore të tillë. Gjithçka ka shkuar në perfeksion, ndërsa tifozët e ekipit gjerman mbushen me shpresë për të kërkuar një tjetër ngjitje në Bundesligë.
Të gjitha shanset janë, pasi kjo skuadër ka rigjetur “Alban Mehën e magjishëm”. Të gjithë do të binin në dashuri me futbollistin shqiptar dhe golat e tij, që vinin nga një planet tjetër. E shkuar mbetet, pasi Meha u largua nga kjo skudër.
Gjithsesi, ata e kanë rigjetur këtë futbollist, ose më mirë le të themi të ngjashmin e tij. Klement ka të njëjtën nuhatje dhe po kthehet në lojtarin që po i mahnit të gjithë në Gjermani. Së fundmi ka dhënë një asist me finte që nuk ka nevojë për më shumë përshkrim, e të gjithë tifozët e Paderbornit që kanë nisur krahasimet me Mehën, duke u shprehur se tashmë skuadra e tyre i ka të gjithë përbërsit për të arritur sërish në një sukses në Bundesligë. /Shqiperia.ch/