You are here
Home > Kombëtarja > Giacomo Vrioni ndjek rrugën e Rei Manajt, firmos për bardhezinjtë e Juventus U-23

Giacomo Vrioni ndjek rrugën e Rei Manajt, firmos për bardhezinjtë e Juventus U-23

Giacomo Vrioni ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e gjigantëve italianë të Juventusit. Kartoni i sulmuesit kuqezi ishte në pronësi të Sampdorias, ndërsa prej disa kohësh luan i huazuar në Serinë B në mënyrë që të fitojë më tepër minuta në këmbë.

Por lojtari ka firmosur këtë herë përfundimisht për bardhezinjtë, ku do të luajë me 23-vjeçarët e Juventusit. Këta të fundit aktualisht luajnë një kategori më poshtë, duke garuar në Serinë c. Një kalim ky i ngjashëm me atë të sulmuesit tjetër shqiptar Rei Manaj, duke zbritur një kategori më poshtë por me objektivin e vetëm të të shënuarit sa më shumë për të bërë hapin e madh në ekipin e parë.

https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1222901386347597831?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1222901386347597831&ref_url=http%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fzyrtare-kalim-i-madh-edhe-per-giacomo-vrioni-shkon-tek-juventusi-u-23%2F

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top