You are here
Home > Kombëtarja > Gervinho përsëriti kryeveprën e Abazajt, krahasimin e bën talenti i Shqipërisë

Gervinho përsëriti kryeveprën e Abazajt, krahasimin e bën talenti i Shqipërisë

Asnjë shenjë ndryshimi midis golit të Gerinhos ndaj Cagliarit dhe atij që ka realizuar Abazaj ndaj Partizanit.

Të dy futbollistët e marrin topin nga mbrojtja dhe shkojnë në zonën kundërshtare, për të dërguar topin në rrjetë. Do të ishte vetë futbollisti i Anderlehtit ai që do të vendoste një krahasim të tillë, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, duke u rikthyer pas në kohë, për të kujtuar atë gol ndaj Partizanit të shënuar në sezonin e shkuar.

Nuk duket të jetë koha më e mirë e mundshme kjo e Abazajt, që ende nuk e ka bëre debutimin e tij me Anderlehtin, pavarësisht se i është bashkuar kësaj skuadre që në fundin e sezonit të shkuar. Sa i përket golave, nuk ka nevojë për më shumë koment, ngjashmëri e frikshme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top