Rangers udhëton në javën e nëntë në transfertën modeste të Hamilton. Ekipi i Grezdës ka nevojë për pikë pasi vendet e para po krijonë terren të përshtatshëm për të udhëhequr. E në këtë pikë ku gabimet nuk justifikohen, Gerrard ka gati njëmbëdhjetë më të mirët e momentit.
Edhe këtë herë sulmesi i Kombëtares së Shqipërisë do të ndjek nga stoli startin e takimit. Trajneri anglez ka preferuar në vend të tij sulmesin Kent sic edhe u përfol më herët nga mediat vendase. Në një takim ku Rangers hyn me fitoren në xhep, duket se Gerrard nuk kërkon të ofrojë hapsira për lojtarët e rinj si Grezda.
Forma e gjakovarit ende nuk është në 100% por ky takim do ta ndihmonte të rigjente vetveten. Megjithatë pritet që pak minuta të ofrohen edhe për Eros Grezdën në pjesën e dytë. Ndaj Izraelit, sulmesi shqipatr luajti me minuta të plota duke treguar se rikuperimi është thuajse i arrirë./Shqiperia.ch/