
Aventura e Grezdës deri tani në Skoci, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbollisti shqiptar nuk i ka bindur ende drejtuesit dhe tifozët, teksa ka lënë pak gjurmë deri në gjysmën e sezonit.
Kjo ka bërë që pakënaqësitë për këtë lojtar të shtohen, ndërsa kulmi do të arrinte gjatë fazës përgatitore në Spanjë. Grezda është dëmtuar duke u shfaqur mbi paterica, ndërsa tifozët nuk mund të duronin më mbi një gjëndje të tillë. Kjo pasi lojtari i Shqipërisë mbërriti me lëndime në Skoci, ndërsa shpeshherë mbështetësve të Rangersit u është thënë që të kenë durim, deri në momentin që ky futbollist të marrë formën fizike të duhur.
Tashmë është Gerrard që flet në lidhje me Grezdën, duke ia thënë hapur se duhet të dëshmojë sesa vlen në Skoci. “Borna ka pasur lëndim ashtu si edhe Grezda. Ata duhet të përdorin dy javët e ardhshme, për të qenë të gatshëm për të përballuar kampionatin skocez. Nuk ka dyshim se të dy kanë cilësi. Eros Grezda e ka pasur mundësinë për ta treguar. Ai duhet të shtyjë përpara dhe të dëshmojë se është në gjendje për të luajtur me Rangersin”, ka thënë Gerrard, duke hedhur diplomacinë tutje. /Shqiperia.ch/