You are here
Home > Futboll Bota > Gerrard i lë pak vend rastësisë, Grezda: E kishim provuar shumë në stërvitje

Gerrard i lë pak vend rastësisë, Grezda: E kishim provuar shumë në stërvitje

Fundjavën që lamë pas, skuadra e Glasgou Rangers arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme në shtëpinë e saj, me rezultatin e ngushtë 1-0. Ky triumf bëri që ekipi i drejtuar nga Stiven Gerard të ngjitet në vendin e parë të klasifikimit.

Pësa i përket legjionarit të Kombëtares që është pjesë e skuadrës së Glasgout, Eros Grezda, këtë përballje luajti që nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje tepër të mirë. Në mediat skocez u vlersua shumë paraqitja e Grezdës në këtë sfidë. Në një intervistë të mesfushorit për “RangersTv”, Erosi zbuoi se mënyrën e lojës që ata zhvilluan ditën e dielë, e kishin përdorur shumë shpesh në stërvitje. Ai gjithashtu theksoi se është çdo kush ndihet i lumtur kur skuadra fiton dhe merr atë që meriton në fushën e blertë.

“Unë mendoje se Lafferty ishte i pari që prek topin dhe kur goditja e tij ishte e bllokuar, por Daniel ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur dhe shënoi. Bëmë një lojë të mirë, dhe kjo është nga ato ndeshje që shpesh herë ne i praktikojmë gjatë gjithë kohës së stërvitjeve dhe jam i lumtur për këtë fitore. Më vjen mirë që morëm atë që meritonim”, u shpreh Grezda, duke treguar kështu se legjenda e futbollit dhe trajneri i tij, Gerrard i lë pak vend rastësisë.

Eros Grezda iu bashkua skuadrës së Rangersit verën e këtij viti, ku u kërkua me shumë ngulm nga skuadra skoceze. Tashmë duket se mesfushori shqiptar ka mundur të përshtatet mjaft mirë me këtë ekip dhe javë pas jave po fiton një vend të pazëvendësueshëm te skuadra e Gerard. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top