
Eros Grezda nuk e ka gjetur ende skuadrën e re ku do të transferohet për merkaton e verës. E megjithatë, trajneri Steven Gerrard ia ka gjetur zgjidhjen kësaj situate.
Duke parë se sulmuesi shqiptar është jashtë planeve, Greda luan me të rinjtë e gjigandëve skocez, deri në momentin që do të gjejë një skuadër të re. Kështu, gjatë ditës së sotme lojtari kuqezi ka luajtur në përballjen e rezervave të Fletwood.
Rangersi fitoi me rezultatin 0-2 dhe Grezda ishte për 90 minuta në fushë. Sigurisht që kishte vend për më mirë në lojë dhe konkretizimin e rasteve, ndërsa goli i dytë i Rangersit erdhi pas krosimit të Grezdës, ku do të ishte Finlyason që goditi me kokë, për t’ia bërë të lehtë Houston realizimin e golit. /Shqiperia.ch/