You are here
Home > Kombëtarja > Gerrard dërgon Grezdën te ekipi i dytë, ka vetëm një dëshirë: Të jem në fushë me Turqinë

Gerrard dërgon Grezdën te ekipi i dytë, ka vetëm një dëshirë: Të jem në fushë me Turqinë

Eros Grezda nuk po kalon periudhën më të mirë të mundshme të karrierës në Skoci, ndërsa probleme të ndryshme ia kanë ndërprerë hovin sulmuesit shqiptar. Së fundmi nuk ka qënë i grumbulluar nga skuadra e Rangersit, për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Por tashmë Grezda është duke u rikuperuar dhe pritet të jetë gati ndaj Turqisë. Në një intervistë për “Telesport”, futbollisti i Kombëtares ka folur gjatë për periudhën që po kalon, por edhe sa i përket Shqipërisë.

“Tashmë rikuperimi po shkon mirë, pasi e kam lënë mbrapa dëmtimin që kisha. Mora një goditje në stërvitje, nga një bashkëlojtar që u fut keq. Më dëmtoi në kavilje dhe po stërvitem normalisht me ekipin. Trajneri Gerrard më ka thënë që do më dërgoj në ekipin e dytë, të marrë disa minuta, sepse kam dy muaj pa luajtur. Sa i përket Shqipërisë, dua të jem në fushë dhe të përsërisim suksesin si dy vite më parë. Motivimi është tek lojtarët dhe me padurim e presin atë ndeshje. Nuk kam folur gjatë kësaj periudhe me Panuçin, vetëm me stafin e Kombëtares”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top