You are here
Home > Kombëtarja > Gentian Selmani ka të ardhme të garantuar te Shqipëria, kërkesat nga Serie A të justifikuara

Gentian Selmani ka të ardhme të garantuar te Shqipëria, kërkesat nga Serie A të justifikuara

Gentian Selmani është pranë hapit të madh në karrierë dhe flitet pikërisht për merkaton e janarit. Portieri shqiptar është paraqitur në mënyrë fantastike me ekipin e Menemensporit, ndërsa e zgjodhi këtë aventurë të re pasi ishte pjesë e Laçit më herët.

Statistikat flasin qartësisht ku në 7 ndeshjet e fundit është pësuar vetëm një gol. Për më tepër që kjo skuadër nuk zotëron lojtarë me cilësi të mëdha, për t’i dhënë siguri absolute në portë Selmanit. Në ditën e sotme është arritur fitorja me rezultatin 1-0 ndaj Balikesirsporit, atje ku porta ka qenë sërish e paprekur. Ndërkohë pak ditë më parë është njoftuar që ka interesim nga disa klube në Seria A për këtë portier, ku mund të veçohet Torino.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top