You are here
Home > Kombëtarja > Gënjeshtra që i ofrohet publikut nga Italia, historia e Elseid Hysajt nuk ka përfunduar

Gënjeshtra që i ofrohet publikut nga Italia, historia e Elseid Hysajt nuk ka përfunduar

Teksa jemi edhe pak ditë nga mbyllja përfundimtare e merkatos, historia e Elseid Hysajt nuk ka shkuar ashtu siç edhe pritej. Teksa në media publikoheshin shumë emra skuadrash që ishin të interesuara për të marrë shërbimet e mbrojtësit shkodran, nga të gjitha kampionatet elitare, futbollistë të tjerë do të zyrtarizoheshin.

E teksa kjo histori përsëritej dhe përsëritej, mundësitë e mbrojtësit të Kombëtares për të përfunduar në ekipet elitare të Europës u mbyllën brenda pak ditësh. Duke parë këtë situatë, vetë menaxheri i Hysajt zgjodhi një plan të ri: “Do të qëndrojë te Napoli”.

Kjo ishte mënyra që u kërkua për të larguar vëmendjen e mediave, por sjellja nuk duhet të jetë edhe aq naïve. Ajo që duhet shtuar këtu janë edhe fjalët e thëna nga mbrojtësi i Kombëtares, i cili u shpreh gjatë grumbullimit të fundit te kuqezinjtë se cikli te Napoli ka përfunduar. “Shqiperia.ch” raporton se tratativat për transferimin e Hysajt po vazhdojnë ende, ndërsa në ditët e ardhshme mund të kemi edhe zhvillime të reja mbi këtë rast, megjithëse ka mister të plotë për detaje më konkrete. Ka ndryshim vetëm të strategjisë, jo objektivit! /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top