You are here
Home > Kombëtarja > Gazetarët izraelitë kërkonin largimin e Panuçit, trajneri u tregon derën: Këtu jemi në Shqipëri!

Gazetarët izraelitë kërkonin largimin e Panuçit, trajneri u tregon derën: Këtu jemi në Shqipëri!

Menjëherë pas përfundimit së ndeshjes së djeshme, ku Shqipëria arriti të mposhte Izraelin me rezultatin 1-0, vëmendja ishte në deklaratat për shtyp të të dy trajnerëve të Kombëtareve respektive.

Megjithatë, gazetarët izraelitë janë treguar disi të paduruar, duke kërkuar largimin e Panuçit sa më shpejtë nga konferenca, që vendin e tij ta merrte trajneri Hercog. Madje situata arriti deri aty, sa izraelitët shpikën edhe çështjen e sigurisë, duke thënë se trajneri i Izraelit duhet që të ulej në vendin e Panuçit pa humbur shumë kohë, për shkaqe sigurie.

Një përgjigje e hidhur ishte ajo e marrë nga ana e Panuçit, teksa trajneri italian di t’i tregojë vendin miqëve, duke u thënë se kishin ardhur në Shqipëri. “Unë dëshiroja të flisja edhe pesë minuta më gjatë, të flisja ende.  Pastaj, këtu jemi në Shqipëri, nuk jemi në Izrael”, ishte përgjigja e Panuçit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top