Kosova ndodhet në short me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi në kualifikueset e Europianit 2020. Gazetarët anglezë janë ndalur shumë te dardanët, si një realitet i ri në futbollin europian e që po i mahnit jo pak sportdashësit.
Këtë herë është gazetari i sportit, Rob Harris, ai që flet për Kosovën. Menjëherë pas shortit, nëpërmjet një postimi në Twitter, Harris shprehet se dy dekada pasi Britani detyroi Beogradin të tërhiqej nga Kosova, tashmë këta të fundit ndodhen në short me ta.
“Kosova në grup me Anglinë në kualifikimet për Euro 2020, dy dekada pasi Britania luajti rol kyç në luftën ndaj Serbisë, duke detyruar Beogradin të tërhiqet nga Kosova. Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë”. /Shqiperia.ch/