You are here
Home > Kryefaqja > Gaxhja është frymëzim, i pari shqiptar që firmos me kompaninë nga Miami

Gaxhja është frymëzim, i pari shqiptar që firmos me kompaninë nga Miami

Sa mundësi ka një sportist i lindur në Shqipëri, për të arritur në majat më të larta? Nëse kërkohet një përgjigje e menjëhershme, atëherë padyshim që do të ishte: “Asnjë”. Këtu nuk flasim për futbollin, pasi sporti përfshin edhe shumë kategori të tjera.

Varfëria, kultura, mentaliteti, keqfunksionimi i shtetit dhe një mori të tjerë faktorësh ndikojnë në venitjen e ëndrrave që në moshën e hershme. Por kjo nuk do të thotë se formula e suksesit nuk ekziston. Manuel Gaxhja, është një prej shembujve të suksesit dhe që po mbërrin në pikën më të lartë.

I lindur në Elbasan, djaloshi kishte një ëndërr të veçantë që e ndante nga pjesa tjetër e bashkëmoshatarëve të tij: “MMA”. Një sport ky që ndiqej pak nga të tjerët dhe shihej si i rrezikshëm, e jo më për të qënë vetë pjesë e tij.

Por ndërsa ndodhet në moshën 22 vjeçare, Gaxhja merr atë që mund të quhet padyshim edhe si “kontrata e jetës”. Pa asnjë humbje të vetme deri tani, “luftëtari shqiptar” ka nënshkruar me kompaninë e mirënjohur ”Firstroundmanagement”. Një kompani nga Miami kjo e cila menaxhon luftëtarin më të mirë në të gjithë kohërat si Jon Jones, por pa harruar edhe emra si Anthony Pettis, Ëoodlay e shumë të tjerë.

Shans i madh për të bërë jehonë në “MMA” ka mbërritur dhe Gaxhja është përfaqësuesi dinjitoz i Shqipërisë. Një djalosh që sakrifikoi çdo kënaqësi të mundshme, ndryshe nga pjesa tjetër e rinisë, ndërsa u largua edhe nga atdheu për të sakrifikuar rreth ëndrrës së madhe. Shumë nuk kishin besim, kishin edhe rezerva, por tashmë Gaxhja do të shihet në pikën më të lartë dhe në menaxhimin e një prej kompanive më të mira në “MMA”. Sepse fati është në anën e më të mirëve dhe të sakrifikuesëve… /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top