You are here
Home > Kryefaqja > Gavazaj ka “ngrirë” në Rusi, nuk arrin të lërë gjurmë as në Kupë

Gavazaj ka “ngrirë” në Rusi, nuk arrin të lërë gjurmë as në Kupë

Në ndeshjet që Shqipëria zhvilloi së fundmi për Ligën e Kombeve, Enis Gavazaj u pa nga ana e Panuçuit si zëvendësuesi ideal i Odise Roshit.

Deri diku besimi u shpërblye në pjesën e parë ndaj Izraelit, por pjesa tjetër është për t’u harruar. Gavazaj duket të ketë humbur shumë në formën e tij, që nga largimi nga Skënderbeu. Pavarësisht se kampionati shqiptar është shumë hapa mbrapa nga ai i Rusisë, jo çdo kalim I tillë do të thotë një ngritje në karrierën e një futbollisti.

Gavazaj duket se e ka të vështirë të ingranohet dhe të mësohet me futbollin që luhet në Rusi. Ekipi I tij ka arritur të fitojë në Kupë ndaj Luki Energia me rezultatin 1-2, ndërsa futbollisti sqhiptar si rrallëherë ka luajtur nga minuta e parë. Sigurisht, pa mundur të lërë gjurmë, kjo ndikuar edhe nga kushtet atmosferike dhe gjëndja e fushës aspak e mirë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top