
Lacio nuk është vendi më i përshtatshëm për të punuar, nëse bëhet fjalë për sportin e futbollit. Presioni që vjen prej andej është aq i madh, aqsa nga “ëngjëll” në “djall” mund të kthehesh në fraksion sekondi.
Këtë e kanë pësuar edhe shqiptarët në jo pak raste, pasi tek skuadra kryeqytetase kanë qenë të shumtë në numër historikisht. Igli Tare po shpallet në çdo vit si drejtuesi sportiv më i mirë i Serisë A, por kjo nuk mjafton, që tifozët të jenë në paqe me të.
Madje sulmet drejt Tares kanë qënë deri në ditët e fundit. Tashmë fortuna do të shtohet edhe më shumë, pasi Lacio është eliminuar nga “Europa League”. Sevilja e ka mundur me rezultatin 2-0 në ditën e sotme dhe 3-0 duke marrë parasysh edhe ndeshjen e parë, për të vulosur historikun e kualifikimit.
Një pjesë të fajit mund ta marrë edhe Strakosha në këtë disfatë, nisur nga përgjegjësia në golin e parë të pësuar ndaj Seviljës dhe sjelljes së tifozëve lacialë. Pa harruar këtu edhe trajnerin Inzaghi, që e rrezikon seriozisht postin e tij. Nëse mbështetësit e këtij ekipi do e linin gjysmë të boshatisur stadiumin në ndeshjen e parë të Seviljës, kjo paralajmëron një reagim të fortë në vazhdim. /Shqiperia.ch/