You are here
Home > Futboll Bota > Gasperini në fuqi “veton” për shqiptarët, Higuain shënon në minutën e 2 (VIDEO)

Gasperini në fuqi “veton” për shqiptarët, Higuain shënon në minutën e 2 (VIDEO)

Milani është duke u ndeshur me Atalantën në javën e 5 në kampionatin italian. Një takim mjaft i vështirë ky për kuqezinjtë e Gatuzos, duke parë emrin e kundërshtarit që ata kanë përballë tyre.

Megjithatë, kjo nuk është nisja më e mirë e mundshme e skuadrës së Atalantës, që e gjen veten në një periudhë krize rezultatesh. Kjo është konfirmuar edhe në ndeshjen e sotme, teksa vetëm pas 2 minutash, do të ishte Higuain që me një goditje të menjëhershme, pas krosimit nga krahu i djathtë, do të dërgonte topin në rrjetë.

Edhe për këtë ndeshje, Gasperini ka lënë në stol Berishën dhe Gjimshitin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top