
Një formë aspak positive kjo e Atalantës në kampionatin Italian, teksa pas 6 javëve në Serinë A, ka arritur të marrë vetëm 1 fitore.
Kjo e ndikuar edhe nga ndryshimet e shpeshta të bëra në formacion, Gasperini ende nuk është i vendosur për zgjidhjet e tij dhe në formacion ka vend për shumë dilemma. Një nga repartet më enigmatike është edhe i mbrojtjes. Shpeshherë janë ndryshuar mbrojtësit në këtë skuadër, ndërsa në stol qëndrojnë dy të rinjë me mjaft potencial si Mancini dhe Gjimshiti.
Nga ana tjetër, këngëtari i Hip-Hopit, Golini është në balotazh me Etrit Berishën, për një vend titullari ndaj Etrit Berishës. Portieri i ri i Atalantës i surprizoi të gjithë përpara pak kohësh, ndërsa disa kohë më parë kaloi edhe në një tjetër fushë me sukses, në atë të muzikës. /Shqipëria.ch/