Atalanta do të luajë në ditën e sotme ndaj SPAL-it, në javën e 4 të Serisë A. Ekipi nga Bergamo kërkon të reagojë, pas asaj humbje të pësuar në javën e fundit në shtëpi ndaj Kajlarit.
Në ndeshjen e fundit, do të ishin dy shqiptar në fushën e lojës si titullar, teksa Gjimshiti dhe Berisha, do të kishin disi peshën e fajit në golin e pësuar. Gjimshiti bën një faull ta panevojshëm, ndërsa nga aty, do të vinte goli i Kajlarit, falë edhe pasigurisë së Etrit Berishës.
Tashmë në formacionin e mundshëm nga mediat italiane, as Berisha dhe as Gjimshiti nuk projektohen nga minuta e parë dhe sipas të gjitha gjasave, do të jenë në pankinë për këtë ndeshje. /Shqipëria.ch/
Formacioni i mundshëm
SPAL (3-5-2): Gomis; Cionek, Vicari, Felipe; Lazzari, Missiroli, Valdifiori, Kurtić, Fares; Antenucci, Petagna. Coach: Simple
Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Tolói, Palomino, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens; Pašalić; D. Zapata, A. Gómez. Coach: Gasperini