You are here
Home > Kombëtarja > Gasperini me “dorë të hekurt” dhe pa mëshirë, asnjë shqiptarë nuk do të luajë për Atalantën

Gasperini me “dorë të hekurt” dhe pa mëshirë, asnjë shqiptarë nuk do të luajë për Atalantën

Atalanta do të luajë në ditën e sotme ndaj SPAL-it, në javën e 4 të Serisë A. Ekipi nga Bergamo kërkon të reagojë, pas asaj humbje të pësuar në javën e fundit në shtëpi ndaj Kajlarit.

Në ndeshjen e fundit, do të ishin dy shqiptar në fushën e lojës si titullar, teksa Gjimshiti dhe Berisha, do të kishin disi peshën e fajit në golin e pësuar. Gjimshiti bën një faull ta panevojshëm, ndërsa nga aty, do të vinte goli i Kajlarit, falë edhe pasigurisë së Etrit Berishës.

Tashmë në formacionin e mundshëm nga mediat italiane, as Berisha dhe as Gjimshiti nuk projektohen nga minuta e parë dhe sipas të gjitha gjasave, do të jenë në pankinë për këtë ndeshje. /Shqipëria.ch/

Formacioni i mundshëm

SPAL (3-5-2): Gomis; Cionek, Vicari, Felipe; Lazzari, Missiroli, Valdifiori, Kurtić, Fares; Antenucci, Petagna. Coach: Simple

Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Tolói, Palomino, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens; Pašalić; D. Zapata, A. Gómez. Coach: Gasperini

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top