Dy futbollistë të kombëtares shqiptare ishin titullarë te Atalanta në ndeshjen e shkuar, asnjë i mbetur për takimin e sotëm. Berisha dhe Gjimshiti e kanë ndjekur humbjen në transfertë ndaj Spalit nga pankina, ndërsa ekipi nga Bergamo i mbylli 90 minutat në disavantazhin e dy golave.
Ky vendim i Gasperinit ka ardhur për shkak të peshës së fajit që kishin futbollistët e Shqipërisë në atë humbje ndaj Kajlarit, pasi Gjimshiti do të shkaktonte një faull të panevojshëm dhe Berisha do të tregonte pasiguri, duke pësuar golin që do të shënonte edhe historinë e atij takimi.
Megjithatë, historia nuk ka ndryshuar edhe në ndeshjen e sotme, teksa Atalanta ka treguar pasiguri në prapavijë, duke pësuar edhe dy gola nga SPAL-i. /Shqipëria.ch/