
Atalanta ka humbur me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Fiorentinës, në një ndeshje që nuk ka kaluar pa polemika. Trajneri i klubit të Atalantës, atje ku luajnë edhe Gjimshiti e Berisha, e ka humbur toruan aqsa është “përleshur” edhe me kolegun e tij te Fiorentina, Pioli.
Shkak për këtë është bërë një penallti e dyshimtë e akorduar në favor të vendasve, ndërsa arbitri nuk ka kërkuar të përdor sistemin “VAR”. Trajneri Gasperini është parë sërish i nervozuar në konferencën për shtyp, pas përfundimit të ndeshjes.
“Në rregull, e pranoj. Kërkoj falje për ekzagjerimin që kam bërë me tonin tim, në rastin e “përplasjes” me Piolin. Ndërsa për golin e shënuar me penallti nga Fiorentina, ishte sjellje e ekzagjeruar e atij futbollisti që e fitojë. Ishte një episod i kohërave të vjetra, futbolli i viteve që nuk kishte as kamera dhe as VAR. Tashmë mjetet teknike të tregojnë imazhin në mënyrë më të mirë të mundshme”, ka thënë Gasperini. /Shqipëria.ch/