Atalanta nuk ka më nevojë për shqiptarët. U bë e disata ndeshje që Berisha dhe Gjimshiti qendrojnë në të njejtin pozicion. Gasperini ka gjetur zvendësuesit e tyre më të mirë duke lënë dyshen shqiptare në stolin e rezervave. Etrit Berisha dikur përmbyste Marchetin, ndërsa sot një djalosh i natyralizuar nga “rrepist” në portier, i zë vendin. E njejta situatë edhe për Gjimshitin. I riu Manccini preferohet më tepër se mbrojtësi shqiptar duke mos përfillur më shërbimet e tij.
Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Kievos, Atalanta do të luaj pa shqiptarët. Zvendësuesit e tyre janë tashmë në formacionin titullar prej disa javësh. Gasperini ka ndryshuar shijet duke u besuar më tepër italianëve në lojën e tij për kampionat. Në 5 ndeshje Atalanta ka tre humbje dhe dy barazime duke u renditur në vendin e 17-të. Berisha dhe Gjimshiti mund t’i gëzohen momentit pasi shkarkimi i Gasperinit duket në horizont nëse edhe sot vijon të skuq gjendej e pikëve./Shqiperia.ch/