You are here
Home > Kombëtarja > Gashi nuk e mbylli me Zvicrën, dy gola në takimin e pazakontë me 40 minuta

Gashi nuk e mbylli me Zvicrën, dy gola në takimin e pazakontë me 40 minuta

Shkëlzen Gashi është një nga emrat më të lakuar te Shqipëria. Prej disa kohësh ai nuk është më pjesë e kuqezinjve dhe duket se i vështirë mbetet rikthimi, pasi në horizont po lindin shumë sulmues shqiptar me premisa të mëdha. Gjithsesi ai rast i pastër i humbur me Zvicrën në Europianin e Francës mbetet në kujtesën e të gjithëve.

Që prej shkurtit të vitit 2016, Gashi është pjesë e skuadrës së Koloradës, e cila është pjesë në kampionatin amerikan. Ndonëse është një ligë ku profesionalizmi nuk është në majën e tij, mund të themi se Shkëlzeni është sërish protagonist. Ditën e djeshme sumuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe 2 gola me këtë ekip, teksa Kolorado arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Las Vegas ku luhej vetëm me 40 minuta. Ndonëse kjo ishte një ndeshje miqësore, sulmuesi shqiptar arriti të dilte lojtari më i mirë i kësaj sfide.  Mund të themi se kjo ndeshje mund të quhet si rikthimi i Gashit edhe pse këto kohë nuk po kalon një formë të mirë.

Përsa i përket karrierës së tij, Gashi është një prej atyre lojtarëve më produktiv shqiptarë, ku kohën e tij të lavdishme e ka kur luante me Bazelin, e me zviceranët ka mundur të fitonte edhe këpucën e artë të golashënuesve në këtë kampionat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top