You are here
Home > Futboll Bota > Galatasarai me ofertë të veçantë për Muriqin: Para, 15% të kartonit dhe…një lojtar për huazim

Galatasarai me ofertë të veçantë për Muriqin: Para, 15% të kartonit dhe…një lojtar për huazim

Vedat Muriqi është gjithmonë e më afër transferimit te Galatasarai. Sulmuesi i Kosovës ka kaluar një sezon fantastik në atë që sapo përfunduam me Rizesporin. Me 17 gola të shënuara dhe 8 asist, më mirë nuk mund të kishte me një skuadër që nuk ishte e nivelit të lartë në elitën e futbollit turk.

Për këtë arsye, vetë presidenti i ekipit të Rizesporit ka thënë se do të kërkojë të përfitojë sa më shumë para nga shitja e Muriqit. Më parë ky lojtar vlerësohej deri në 2 milionë euro, por tashmë nga ekipi i tij kërkohen 10 milionë euro.

Për Galatasarain kjo shifër është e tepërt, por sipas mediave turke ka një ofertë disi interesante. Klubi i njohur turk ofron 3 milionë euro, 15% të fitimeve me kartonin e lojtarit nga një shitje tjetër e mundshme dhe lojtarin Ozornëafor që e japin në huazim te Rizespori, vetëm që të marrin Muriqin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top