
Vedat Muriqi është sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me Rizesporin në Turqi. Ky sezon dukej se nuk po shkonte në mënyrën më të mirë për të, por në javët e fundit, situata ka folur në favor të Muriqit.
Ky i fundit e ka gjetur shpesh rrugën e rrjetës, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 3 asist në 16 ndeshje. Pavarësisht numrave që nuk lënë një përshtypje magjepsëse, niveli i treguar nga ana e Vedatit, është shumë i lartë.
Në Turqi raportohet edhe interesimi që gjigantët turq të Galatasarait kanë pasur për futbollistin e Kosovës. Madje, do të ishte vetë futbollisti në fjalë që do “i shkelte” syrin një transferimi të tillë.
“Unë kam shënuar ndaj skuadrave më të mëdha në Turqi. Ashtu si në çdo fushë tjetër, unë kam pretendimet e mia. Sigurisht që është një gjë e mirë që e dëgjoj interesimin e Galatasarait, me Rizespor do të isha i suksesshëm nëse vazhdoja. Pastaj, pse jo me klubet më të mëdha në Turqi?”, u përgjigj Muriq. /Shqiperia.ch/