You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gafat qesharake nga huqet e shqiptarëve, Armend Dallku dhe Bekteshi ishin të pakuptueshëm

Gafat qesharake nga huqet e shqiptarëve, Armend Dallku dhe Bekteshi ishin të pakuptueshëm

St Joseph bëri surprizën e madhe ndaj Prishtinës, duke fituar me rezultatin 2-0 në takimin e dytë pas atij barazimi 1-1 në përballjen e parë. Ajo që u përfol fillimisht ishte se skuadra nga Gjibraltari ishte thuajse amatore, pasi cilësia e futbollit në atë vend lë për të dëshiruar.

Por si mbërriti në eliminim ekipi shqiptar në Europë? Një sjellje e pakuptueshme e minutës së 48, e skuadrës profesioniste vendosi të gjithë historinë. Bekteshi pëson një ndërhyrje që kërkohet faull nga Prishtina dhe nuk akordohet nga gjyqtari, ndërsa lojtari shqiptar me nervat e lojës gabon me sjelljen e tij ndaj lojtarit kundërshtar për të marrë kartonin e dytë të verdhë, për të dalë nga fusha.

Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, kapiteni me eksperiencën e madhe, Armend Dallku, mbërriti menjëherë për të zgjidhur me protesta dhe forcë të gjithë situatën e vështirë, për të dalë menjëherë nga fusha e lojës me kartonin e dytë të verdhë, pasi një tjetër e kishte marrë në pjesën e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top