
Genoa u përball sot me Atalantën, në një takim që përfundoi me shifrat 1-2. Do të ishte ekipi nga Bergamo që do të kalonte i pari në avantazh, me anë të një penalltie të kthyer në gol nga sulmuesi Muriel.
Lojtarët do të ruanin avantazhin deri në minutën e 89 të takimit,atëherë kur mbrojtësi shqiptar, Berat Djimsiti, do të bëhej protagonist i një momenti negativ. Një ndërhyrje e gabuar në brendësi të zonës solli edhe penalltinë për Genoan, e kthyer në gol nga Crisito. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi edhe kryevepra e Duvan Zapatë në aksionin e fundit që Atalanta kishte për të dalë me fitore nga kjo ndeshje. Një festë e madhe edhe nga trajneri Gasperini, që do i iknin nga duart 3 pikët në një ndeshje që e kishtë të gjithë në kontroll./Shqiperia.c/
👏🏽😅| VÍSTASE DUVÁN, VÍSTASE!
Luis Fernando Muriel y Duván Zapata le dieron la victoria a Atalanta 2-1 sobre Genoa. Sobre el final Zapata nos regala esta joyita de gol.
— Romario Quintero R (@RomarioQR) September 15, 2019