Sipas një investigimi të gjatë të Intel në bashkpunim me ESPN, është pasqyruar sesi do të ishte e saktë renditja e kampionatit në Angli, për sezonin që sapo lamë pas.
Në të ka disa detaje vërtet të bukura, të gjërave që duhej të ndryshonin. Kështu, gjithmonë është akuzuar ekipi i Mançester Junajtid, për një mbështetje të madhe nga arbitrat. Faktikishit, nuk mund të quhen thjeshtë akuza sepse tani edhe vërtetohen.
Falë tyrë ekipi i Murinjos arriti në vendin e dytë, duke u lënë pas vetëm nga rivalët e qytetit, pasi në rast të kundërt do të ishte në vendin e katërt.
Në anën tjetër, skuadra që e ka pësuar më shumë nga gabimet e arbitrave, është skuadra aktuale e Xherdan Shaqirit. Sipas 14 investigimeve të situatave të dyshimta që është përballur ky klub, Liverpulit i janë hequr 12 pikë dhe duhej ta kishte mbyllur kampionatin menjëherë pas Mançester Sitit dhe jo në vendin e katërt. /Shqipëria.ch/