You are here
Home > Kombëtarja > “Futi në xhep” Ronaldon me shokë, Marash Kumbulla është “Halandi mbrojtës”

“Futi në xhep” Ronaldon me shokë, Marash Kumbulla është “Halandi mbrojtës”

Pak ditë më parë në disa prej artikujve të shumtë që janë postuar për Marash Kumbullën, është pagëzuar edhe si “Halandi” në versionin mbrojtës. Tre nga arsyet kryesore lidhen me moshën e njëjta mes lojtarëve, interesin e jashtëzakonshëm që kanë nga ekipet e klasit të lartë në Europë, por edhe paraqitjet që ata po bëjnë në klubet respektive.

Sigurisht që me vëmendje të madhe pritet të shihet sesa Kumbulla do të mbajë nivelin kur të bëj hapin e madh në verë, pasi rastet si De Ligt tregojnë se duhet të ketë një zgjedhje të zgjuar. Mbrojtësi shqiptar kërkon garancinë për vendin e titullarit dhe një ambient ku t’i besohet verbërisht. Ndaj Juventusit ishte një paraqitje fantastike, ndërsa mediat më të njohura në Itali, i kanë vendosur notën më të lartë.

Lehtësisht e kuptueshme kjo, pasi ishte tipiku i një mbrojtësi modern. Shumë herë duke mbyllur yjet e njohur të Juventusit, për të vazhduar me një gol të anulluar për shkak të milimetrave, por edhe vendimtar në golin e fitores, pasi fitoi duelin me Bonucin dhe ky i fundit kapi topin me dorë, duke u kthyer në penallti. Shqipëria duhet të ndihet me fat që ka një lojtar të tillë në gjirin e saj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top