
Në ndeshjen e vlefshme për “Champions League”, këtë herë ekipi i Liverpulit do ta luajë ndaj Crevena Zvezdës.
E nëse flasim për një takim të tillë, menjëherë të shkon vëmendja te Xherdan Shaqiri. Jo vetëm për shqiptarët apo serbët, por edhe mediat angleze i kanë kushtuar rëndësi të madhe mesfushorit shqiptar dhe janë kurioze për të parë sjelljen e tij në fushën e lojës.
Për të ndezur takimin para kohe dhe për ta nxjerrë Shaqirin nga vetja, mendon futbollisti i Crevena Zvezdës, serbi Milosh Degenek.
“E kam parë që Shaqiri e ka gojën plotë për tifozët serbë. Punë e tij. Nëse dëshiron të provokojë, le të vazhdojë dhe të tregojë sesa vlen si njeri. Në fakt, nuk vlen aspak si njeri. Kjo pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës, shtetit dhe prejardhjes së dikujt. Më e keqja, ai nuk e di për vete se nga vjen”, u shpreh Degenek, serbi që luan për Australinë dhe braktisi Serbinë U-21. /Shqiperia.ch/