You are here
Home > Futboll Bota > Futbollisti i vetëm katalanas i Shqipërisë, shpallet në formacionin më të mirë në Francë

Futbollisti i vetëm katalanas i Shqipërisë, shpallet në formacionin më të mirë në Francë

Ivan Balliu është shpallur në formacionin më të mirë në “Ligue 2”, atje ku luan me ekipin e Metzit. Një paraqitje fantastike ka bërë ky futbollist në takimin e fundit, atje ku është fituar ndaj Lorientit në shifrat 2-1.

Këtij futbollisti iu besua edhe te Shqipëria një vend në formacion, më saktësisht ndaj Turqisë. Megjithëse nuk arriti të bënte diferencën, përpjekjet e Balliut në kohën kur drejtoheshim nga Panuçi, ishin të vazhdueshme për të vënë në vështirësi kundërshtarët.

Këtu flasim për lojtarin e vetëm katalanas të Shqipërisë, pasi duhet të theksohet fakti se Balliu është rritur në akademinë e Barcelonës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top