Ivan Balliu është shpallur në formacionin më të mirë në “Ligue 2”, atje ku luan me ekipin e Metzit. Një paraqitje fantastike ka bërë ky futbollist në takimin e fundit, atje ku është fituar ndaj Lorientit në shifrat 2-1.
Këtij futbollisti iu besua edhe te Shqipëria një vend në formacion, më saktësisht ndaj Turqisë. Megjithëse nuk arriti të bënte diferencën, përpjekjet e Balliut në kohën kur drejtoheshim nga Panuçi, ishin të vazhdueshme për të vënë në vështirësi kundërshtarët.
Këtu flasim për lojtarin e vetëm katalanas të Shqipërisë, pasi duhet të theksohet fakti se Balliu është rritur në akademinë e Barcelonës. /Shqiperia.ch/