You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Futbollisti i Shqipërisë U-19 ka vetëm një dëshirë: Të eci në rrugën e Enis Gavazaj

Futbollisti i Shqipërisë U-19 ka vetëm një dëshirë: Të eci në rrugën e Enis Gavazaj

Ditën e djeshme Shqipëria U-19 ka rritur një fitore minimale kundër Islandës. Ndeshja është luajtur në stadiumin e Lushnjes, “Roza Haxhiu”. Golin për të rinjtë tanë e ka shënuar sulmuesi nga akademia e Tiranës, Ernes Muçi në minutën e 91.

Në këtë miqësore, ajo që bëri përshtypje ishte deklarata e 18 vjeçarit Zenel Gavazaj, i cili luan tek ekipi i Skënderbeut. Ai është një lojtar që luan nga krahët dhe është tepër i shpejtë.

“Ndaj Islandës bëmë një paraqitje shumë të mirë, tanshmë do të punojmë shumë fortë, të marrim maskisimumin në kualifikueset e Europinait.  Do të doja shumë që të ecja në rrugën e vëllait tim, Enis Gavazaj, por kam ende shumë punë për të arritur deri aty”- u shpreh Gavazaj për “Supersport”.

Ëndrra e tij  është që të ndjeki hapat e vëllatit të tij të madh, i cili në këto ndeshje të Kombëtares së madhe, me paraqitjet e tij ka arritur të fitojë një vend titullari dhe të bëhet një lojtarë kyç  në ekipin e Panuccit./Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top