Një penallti jo pak e dyshimtë ishte ajo në favor të Skocisë, teksa arbitri rus nuk e mendoi dy herë favorizimin e miqëve. Pas një goditje dënimi, u pa një prekje me dorë në murin mbrojtës të Shqipërisë, megjithëse një vendim i tillë ishte i ekzagjeruar.
Shumë kontestime pati nga ana e lojtarëve të Shqipërisë, që dukeshin sikur do ta humbin toruan ndaj arbitrit nga momenti në moment. Megjithatë asgjë nuk do të ndryshonte në historinë e 45 minutave të para.
E nga ana tjetër, i çuditshëm dukej reagimi i Panuçit. “Shqiperia.ch” raporton se gjatë gjithë kohës trajneri italian ka protestuar pak, për të mos thënë aspak, për atë penallti të dyshimtë që vë përfund kuqezinjtë. Me një shikim dëshpërues dhe të dorëzuar, Panuçi priti lojtarët në dhomat e zhveshjes. /Shqiperia.ch/