You are here
Home > Kombëtarja > Futbollistë tribune/ Jo vetëm Zhegrova, edhe Verderi heq nga lista Milot Rashicën

Futbollistë tribune/ Jo vetëm Zhegrova, edhe Verderi heq nga lista Milot Rashicën

Dhimbje koke për Shaland dhe momente aspak të mira për sulmuesit e Kosovës. Edon Zhegrova dhe Milot Rashica janë dy nga talentet që pritet më së shumti nga ana e futbollistëve shqiptarë, por në kohët e fundit lojtarët janë duke hasur probleme serioze.

Edon Zhegrova nuk po ftohet nga skuadra e Genkut, as për të qenë në pankinë, ndërsa edhe Milot Rashica ndodhet në të njëjtën situatë. Ashtu si në ndeshjen e fundit në kampionat, atje ku Verderi mposhte Herthën, edhe në takimin e radhës, Rashica është jashtë listës.

Kjo e tregon më së miri problemet serioze që janë mes trajnerit dhe futbollistit shqiptar, që kërkonte me ngulm një vend titullari, por tashmë ka humbur edhe atë të pankinës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top