
Ndonjëherë është shumë e vështirë të bësh dallimin mes një modeli dhe futbollisti. Kohët moderne dhe rrjetet sociale, kanë bërë që të kesh një vijë dalluese shumë të vogël, për të përcaktuar qartë diferencën.
Por me Myrto Uzunin nuk është shumë e nevojshme t’i futemi kësaj teme. Nëse shihet me vëmendje edhe profil në rrjetet sociale sa i përket sulmuesit të Shqipërisë, nuk dallojmë asgjë sa i përket jetës së shfrenuar apo fotove për të rënë në syrin e femrave shqiptare.
Një leksion i jashtëzakonshëm, nga djali kokëulur nga Uznova, që kërkon të jap maksimumin për fanellën dhe asgjë tjetër nuk ka më rëndësi. Ndaj Moldavisë pritet të jetë nga minuta e parë, ndërsa së fundmi motivohet me një video të bukur, me përshkrimin: “Sot është një ditë tjetër e rëndësishme e jetës sonë. Prandaj duhet të vrapojmë. Të vraposh sikur të jetë dita e fundit e jetës tënde. Të vraposh për familjen dhe shokët e tu. Sot duhet të jemi të lumtur, për të shijuar futbollin”, shkruan Uzuni. /Shqiperia.ch/