
Akademitë shqiptare kanë nisur të kenë bashkëpunime dhe binjakëzime me homologët e tyre të huaj gjithmonë e më shumë. Pas lajmit të bërë me dije pak ditë më parë eksluzivisht për “Shqiperia.ch”, se akademia e drejtuar nga Redi Jupi, ka pasur edhe interesimin e parë nga klubi i Atalantës, një tjetër lajm i mirë vjen për shqiptarët.
Tashmë jemi në rastin e qëndrave stërvitore të talenteve të reja të Kosovës, më saktësisht AFF, që ka arritur një marrëveshje me qëndrën gjermane të trajnimit “Sons Of Soccer”. Kështu është arritur akordi për një kontratë në shkëmbimin e talenteve të reja, veçanërisht të futbollistëve të rinjë dardanas, që mund të kalojnë lehtësisht në tregun gjerman të futbollit.
Kreu i “Sons Of Soccer”, gjermani Maik Kaszemeikat, ka ofruar mundësi të artë për të vegjlit shqiptarë të Kosovës, ku në rast se do të pëlqehet ndonjë fëmijë i talentuar, ai do të ketë mundësinë të trajnohet në Gjermani.
Padyshim që flitet për një arritje të madhe të futbollit mbarëshqiptar në tërësi, që më parë vuhej për materialin bazë, ndërsa tashmë ka akademitë në nivele të tilla./Shqiperia.ch/