You are here
Home > Kombëtarja > Futbolli i kohërave moderne! Basha e paralajmëroi, francezët nuk lënë mbrojtësin t’i bashkohet Kombëtares

Futbolli i kohërave moderne! Basha e paralajmëroi, francezët nuk lënë mbrojtësin t’i bashkohet Kombëtares

Jemi në futbollin e kohërave moderne, klubi merr një rëndësi më të madhe ndaj Kombëtares.

Basha e kishte paralajmëruar para disa kohësh në konferencën për shtyp, duke u shprehur se disa lojtarë nuk i bashkoheshin Shqipërisë në fundin e sezonit, për shkak të situatës së vështirë të klubeve në fundin e sezonit.

Ato ekipe që luanin fazën “Play-Off” për mbijetesë dhe kishin shqiptarët pjesë të rëndësishme të grupit, nuk i lejonin këta të fundit t’i bashkoheshin Kombëtares.

E njëjta gjë ndodh edhe me Ivan Balliun, ndërsa jemi duke shkuar në mesin e kampionatit në Francë. FSHF publikon një shkrim, në të cilin flitet se Balliu nuk mund t’i bashkohet Kombëtares sepse nuk ka marrë lejen e klubit. Panuçi e kërkoi këtë të fundit pas dëmtimit të Veselit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top