You are here
Home > Futboll Bota > Futbolli i fundit që mendohet! Qaka shfrytëzon fushën e “Hockey”, shënohen 9 gola për 3 pikë

Futbolli i fundit që mendohet! Qaka shfrytëzon fushën e “Hockey”, shënohen 9 gola për 3 pikë

Prej disa orësh një mot i acartë ka mbërthyer Europën, teksa temperaturat e ulta po ndikojnë edhe në zhvillimin e takimeve. Në Rumani e në takimin që ishte protagonist mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, ndeshja është zhvilluar në kushte ekstreme.

Ekipi i Poli Iasi ka fituar në transfertë me rezultatin 3-6 ndaj Concordias. Shifra këto deri diku të pakuptueshme, por që justifikohen nëse shohim fushën e blertë dhe kushtet ku është luajtur për 90 minuta. Si të ishte një ndeshje për “Hockey”, futbolli kishte pak kuptim në atë stadium të pushtuar nga dëbora.

Por Poli Iasi ka arritur të shfrytëzojë rastin në mënyrën më të mirë të gjithë situatën anormale të krijuar, teksa ka arritur të shënojë 6 gola. Qaka e ka nisur takimin nga minuta e parë, ndërsa te skuadra rumune është një titullar i padiskutueshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top