
A mund të ndodh që në një ndeshje me rezultat të barabartë të ketë fitues? Mos u habisni, por kjo ka ndodhur në Ajaks-Herenven.
Takimi ka përfunduar me rezultat 4-4, ndërsa lojtarët e dehur nga spektakli i ofruar, u shtrinë menjëherë në tokë pas mbarimit të ndeshjes. Pa asnjë dallim, lojtarët e të dyja ekipeve nuk mund të jenë të kënaqur me një pikë, kur u dha gjithçka.
Ajaksi i gjendur gjithmonë në avantazh, u barazua në minutën e 91 pas krosimit të Zenelit. Një minutë më vonë, si në një film dramatik, futbollisti shqiptar humbi një rast tek për tek me portierin e Ajaksit, për të dërguar shifrat në 4-5. Ditë e madhe në Holandë, fitoi futbolli i vërtetë, teknologjia është e pafuqishme për të zbehur bukurinë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/