You are here
Home > Futboll Bota > Fuqia në rritje e shqiptarëve, UEFA ia heq organizimin Spanjës vetëm për Kosovën

Fuqia në rritje e shqiptarëve, UEFA ia heq organizimin Spanjës vetëm për Kosovën

Ajo që duhet pohuar është fakti se me kalimin e viteve, faktori shqiptar po merr një rol gjithmonë e më shumë vendimtar, edhe sa i përket pjesës së futbollit. Kështu, të shumta janë rastet që na e tregojnë forcën e shtuar të Shqipërisë në UEFA, që kulmoi edhe me zgjedhjen e Armando Dukës në Komitetin Ekzekutiv të organit më të lartë drejtues të futbollit.

Së fundmi, UEFA ia ka hequr të drejtën e organizimit të kampionatit europian U-17 Spanjës, vetëm për arsyen e Kosovës. Ky shtet nuk e njeh ende trevën shqiptare dhe nuk lejonte që gjatë takimeve, të shpalosej flamuri apo simboli i dardanëve.

Në kushte të tilla, organi më i lartë i futbollit, nuk i ka bërë asnjë kërkesë Kosovës për evitimin e simboleve në këtë turne, por i ka hequr të drejtën e organizimit të këtij turneu Spanjës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top