You are here
Home > Kombëtarja U-16 > Ftesa nga Shqipëria, lojtari i Mynshenglabah: Festova me familjen, kam si idhuj Xhakën dhe Krosin

Ftesa nga Shqipëria, lojtari i Mynshenglabah: Festova me familjen, kam si idhuj Xhakën dhe Krosin

Ertan Hajdaraj është një prej lojtarëve që gjendet në listën e U-16 të Shqipërisë. Futbollisti që luan në Gjermani me të rinjtë e Borusia Mynshenglabah, gjendet në grumbullimin që po zhvillohet në Durrës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga ana e Beqirit, po përgatiten për turneun “UEFA Development” që do të zhvillohet në Slloveni. Në një intervistë për “FSHF TV”, mesfushori ka folur për emocionet e ndjera në momentin e mbërritjes së ftesës, por edhe për idhujt e tij.

“Emocionet e të qënurit këtu janë shumë të mëdha, jam gëzuar shumë kur kam marrë ftesën, ashtu si edhe familja ime që ka festuar me mua pas mbërritjes së ftesës. E ndjej veten mirë në këtë grup, të gjithë janë të mirë me mua, dhe jam shumë i lumtur. Idhujt e mi janë Toni Kros dhe Taulant Xhaka, unë luaj në një pozicion si Kros ndërkohë që me Xhakën kam zhvilluar njëherë një seancë stërvitore dhe më pëlqen shumë”, ka thënë 16-vjeçari Hajdaraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top