You are here
Home > Kombëtarja > Ftesa nga Panuçi e pashmangshme, këmbët magjike të Ahmedit të detyrojnë…rikthimin!

Ftesa nga Panuçi e pashmangshme, këmbët magjike të Ahmedit të detyrojnë…rikthimin!

Një nga mesfushorët më në formë të momentit në kampionatin izraelit, është 24 vjeçari Valon Ahmedi. Ky i fundit është kthyer në një lojtar asist, ku së fundmi arriti të dhuronte një tjetër pasim magjik, ndërsa skuadra e tij arriti të merrte një fitore shumë të çmuar.

Që prej muajit shtator të vitit të shkuar, ai është bashkuar ekipit të Kyriat Shmona, e cila është pjesë e elitës së kampionatit izraelit. Deri në këtë fazë të kampionatit, Ahmedi ka luajtur plot 16 sfida ku ka mundur të shënojë vetëm një gol. Një shifër finalizimesh kjo e ulët për 24 vjeçarin, por ajo çka e dallon atë është numri i pasimeve të finalizuara, plot 8 të tilla.

Nga këto asist, mund të themi se më me vlerë ka qënë ai i dhënë ndaj Hapoelit, teksa nga një goditje e lirë e ekzekutuar nga Valoni në mënyrë të mrekullueshme, ajo u shndërrua në gol nga shoku i tij i skuadrës.

Kiryat Shmona arriti që të mposhtë në shtëpinë e saj ekipin e Hapoel Telaviv, me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Kujtojmë që Ahmedi është pjese e kuqezinjve që prej shtatorit të vitit 2017, ku me Kombëtaren tonë ka mundur të zhvillojë vetëm 2 ndeshje. Ndonëse mosha e tij është favorizuese, me këtë rendiment që po tregon në kampionatin Izraelit, Panuçi mund të ketë rezervuar ndoshta një ftesë për Ahmedin, në grumbullimin e rradhë që do të kenë kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top